Barcelona e ka mësuar çmimin e fundit për blerjen e Yannick Carrasco.
Ylli belg do t’i kushtojë 19 milionë euro skuadrës katalonase.
Agjenti i belgut, Pini Zahavi e ka njoftuar Barcelonën se Yannick Carrasco ka një klauzolë largimi me vlerë 19 milionë euro. Nëse paguhet kjo shifër, lojtari do të jetë i Barcelonës pas 30 qershorit të këtij viti.
Anësori po jeton ndeshjet e fundit si lojtar i Atletikos dhe Xavi po këmbëngulë që Karrasko të jetë përforcimi i parë i tij në verë.