Kalidou Koulibaly zbuloi një anekdotë për Zlatan Ibrahimovic gjatë një interviste me “Simply The Best”. Mbrojtësi i Chelsea iu rikthye kështu eksperiencës me fanellën e Napolit.
Ai i ka rrëfyer kështu përplasjet në fushën e lojës me suedezin: “Zlatan flet shumë, mundohet të të shqetësojë.
Flet shumë edhe ndaj arbitrave, ndonjëherë filloja të qeshja me vete. E thirrte me zë të lartë arbitrin, priste që ai t’i përgjigjej.
Kështu, shkonte tek ai duke i thënë: Mos u bëj sikur nuk më ke dëgjuar. Unë po të thërras.
Kur Zlatan të thërret, duhet të përgjigjesh”. Lojtar unik, të gjithë e njohin Zlatanin.
Ne po flasim për një legjendë”.