Mesfushori i Napolit, Eljif Elmas ka deklaruar së fundmi se Raspadori i ka 500 euro borxh.
Duke folur për mediet pas fitores 0-1 ndaj Juventusit në kampionat, mesfushori maqedonas u shpreh me shaka se për asistin e dhënë shoku i skuadrës i ka borxh 500 euro.
“Unë thjesht prisja që Zielinski të kalonte topin.
Kur ai më pasoi, pashë Osimhen duke shkuar përpara dhe kështu e zgjata për Giacomo.
Gjithmonë i them Giacomos para ndeshjeve:
‘Unë do të të jap një asist sonte, kështu që t’i mund të më japësh 500 euro.
’ Me Juven ia dhashë por nuk më ka dhënë akoma”,-deklaroi Elmas.