Lanë fushën me probleme, zbulohet gjendja e dy titullarëve të mesfushës së Interit!
Nikolo Barela dhe Hakan Çalhanoglu e kanë lënë fushën e lojës pas shqetësimeve muskulore të ndjera.
Por gjërat duken mirë për mesfushorët e Interit.
Mjekët, edhe pse kanë kërkuar që të kalojnë 24 orë për të dhënë një përgjigje përfundimtare, i kanë garantuar Inzagit se dyshja do të jetë në fushë për ndeshjen e së dielës në kampionat ndaj Lacios.