Walker dhe Keita, Milani në kërkim!
Milani po hedh vështrimin nga Premier League për të marrë lojtarë cilësorë dhe me kosto të ulëta. Jo vetëm Kyle Walker. Mbrojtësi i Manchester City-t është shfaqur ditët e fundit si një profil i mundshëm për Milanin e vitit të ardhshëm.
Sipas Corriere dello Sport, në Premier League një rast i mirë mund të jetë dhe mesfushori Naby Keita. Ai mund të vijë si transferim i lirë në Seria A, teksa i përfundon kontrata me Liverpoolin në fundin e sezonit.
Mesfushori u ble nga “The Reds” për 65 milionë euro nga Leipzig dhe tani mund të largohet me kosto zero nëse gjen akordin me Maldinin dhe Massara-n.