Presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, Ednaldo Rodrigues, është shprehur optimistë që Carlo Ancelotti do të largohet nga pozita e tij te Real Madridi, dhe të bëhet trajneri i ardhshëm i Brazilit.
Pozita e trajnerit te Kombëtarja e Brazilit është e lirë që prej se Tite u largua pas eliminimit në çerekfinale të Kupës së Botës Katar 2022 nga Kroacia.
Ramon Menezes është në detyrën e trajnerit të përkohshëm, dhe drejtoi Brazilin për herë të parë në miqësoren kundër Marokut në muajin mars, kur edhe pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1.
Kandidati kryesorë për tu bërë trajner te Brazili është Carlo Ancelotti, dhe trajnerit të Real Madridit veçse i është ofruar një ofertë dhe kontratë nga Federata e Brazilit, por Ancelottit do t’i nevojitet të marrë vendimin final deri më 25 maj, disa javë para se të mbyllet sezoni në kampionatin spanjoll.
Ednaldo Rodrigues, presidenti i Federatës së Brazilit së fundmi iu tha mediave lokale:
“Situata po avancon. Ne po mundohemi të kemi një pamje më të qartë para 25 majit, data e caktuar për grumbullimin e radhës së kombëtares”.
Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në fund të sezonit 2023/24 dhe në të kaluarën kishte shprehur haptazi qëllimin e tij për ta respektuar kontratën me kampionin evropian.