Interi është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Italisë.
Zikaltrit mposhtën 1:0 Juventusin, rezultat që solli kualikimin në finalen e madhe të Romës.
Goli i Dimarcos vendosi derbin e Italisë, përballje ku djemtë e Inzaghit dominuan bardhezinjtë.
Realitet që e pranon ish-mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio.
“Interi e meriton finalen. Juventusi bëri shumë pak, ose aspak.
Mendja te ndeshja e radhës, me një tjetër shpirt dhe vendosmëri. Forca djema”, shkroi në Instagram 37-vjeçari.
Sonte zhvillohet gjysmëfinalja tjetër: Fiorentina-Cremonese.