Trajneri i Wolves, Julen Lopetegui, ka thënë se Brighton & Hove Albion aktualisht është skuadra më e mirë në botë.
Nën drejtimin e Roberto De Zerbi skuadra ka bërë një sezon mbresëlënës, pavarësisht humbjes së disa lojtarëve kryesorë verën e kaluar dhe trajnerit Graham Potter.
Brighton aktualisht gjendet në pozitën e tetë në tabelën e Premier League me dyzet e nëntë pikë.
Lopetegui, skuadra e të cilit Wolves përballet me Brighton të shtunën, beson se Manchester United duhet të ndihet me fat për triumfin në Wembley të dielën.
“Për mendimin tim, skuadra më e mirë që tani luan futboll në botë është Brighton”, ka thënë Lopetegui.
“Ata luajnë në një mënyrë ndryshe nga skuadrat e tjera, janë shumë të mirë.
Kjo është një sfidë e madhe për ne, por një shans. Ne duhet të shkojmë atje me synimin që të mund të luftojmë dhe të konkurrojmë me ta".
Wolves aktualisht gjendet në vendin e trembëdhjetë në tabelën e Premier League em tridhjetë e shtatë pikë.