Jurgen Klopp është shumë i kënaqur me paraqitjen e Liverpulit të tij ndaj Uest Hemit dhe vlerësoi me superlativa ndeshjen e një të shumë kritikuari këtë sezon, Trent Aleksander-Arnold, por edhe të sulmuesit holandez, Kodi Gakpo.
Trajneri gjerman e quajti spektakolar golin e këtij të fundit.
“Futbolli që luajtëm ishte absolutisht i pabesueshëm, ishte i shkëlqyer.
Mendoj se kishim 80% zotërim topi.
Më pëlqeu shumë skuadra.
Më pëlqeu ritmi dhe më pëlqeu se si ne fluturojmë në kundërpresing. Arnold po luan shumë mirë në rolin e tij të ri dhe gjërat që ai bëri ndaj West Hamit ishin absolutisht të çmendura”, tha trajneri i Liverpulit për “BT Sport”.
“Ndeshja u komplikua që në fillim, por ne nuk e humbëm në asnjë moment ekuilibrin.
I pashë lojtarët që të punonin për njëri-tjetrin.
Tani kemi ndeshje çdo tri ditë dhe do të jetë e vështirë, por ne do të përpiqemi të fitojmë ndeshjet tona të mbetura”.