Mesfushori shqiptar protagonist në përmbysjen e madhe

Futboll

Mesfushori shqiptar protagonist në përmbysjen e madhe

Më: 27 prill 2023 Në ora: 23:25
Pamje nga ndeshja

Sparta e Pragës arriti një fitore të madhe përballë Plzen.

Skuadra kryeqytetase fitoi 2:1 me përmbysje dhe vijon të kryesojë kampionatin çek bashkë me Slavian e Pragës.

Qazim Laçi luajti gjatë gjithë ndeshje, duke qenë protagonist në golin e barazimit (45+3’).

Mesfushori i kombëtares kuqezi gjuajti me kokë, grushtoi portieri i Plzen dhe më pas shënoi Jan Kuchta.

Sparta ia doli të gjente golin e fitores në minutën e 14’ shtesë.

Falë një penalltie të Ladislav Krejci.

Dy skuadrat kryeqytetase renditen në vendin e parë të renditjes me nga 65 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat