Portieri zviceran Yann Sommer mund t’i thotë lamtumirë ekipit të Bayern Munihut pas vetëm 6 muajsh me bavarezët.
Ai erdhi këtë janar nga Borusia Mynshengladbahu për 8 milionë euro, pas dëmtimit të Manuel Neuer, që mbylli para kohe sezonin.
Gjithsesi, e ardhmja e Sommerit është në rrezik dhe sipas mediave gjermane është Neuer ai që e “kërcënon” vendin e zviceranit.
Portieri veteran gjerman do të rikthehet sezonin e ardhshëm dhe synon vendin e titullarit, çka do të thotë se Sommer duhet të “hapë krahun”.
Portieri zviceran nuk dëshiron të jetë i dytë te Bayern Munihu, andaj do të largohet për ndonjë aventurë tjetër.
Sommer nuk është pritur mirë nga bavarezët dhe këto mund të jenë ndeshjet e tij me fanellën e kampionëve të Gjermanisë.