Javier Tebas u kthye për t’iu referuar publikisht situatës të Barcelonës dhe ardhjes së mundshme të Leo Messit në klubin katalanas gjatë merkatos së verës.
Presidenti i La Liga-s dha një intervistë për “RMC”, ku shpjegoi situatën aktuale rreth kësaj çështje.
“Sot kthimi i Messi te Barcelona më duket i komplikuar.
Çfarë rroge do të kishte Messi?
Barça nuk është si PSG-ja që ka një rubinet gazi dhe para për të pasur një listë të madhe pagash.
Nuk e di se si do të evoluojë kjo gjë, por duhet të plotësohen disa kushte”, tha presidenti i La Liga-s.
Tebas vuri në dukje gjithashtu se fatura e pagave duhet të ulet që të mund të regjistrohen lojtarët. Për të kjo situatë është si metroja, lërini të dalin që të mund të hyjnë.