Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së 31-të.
Ky sezon tashmë ka hyrë në fazën më të ‘nxehtë’, andaj çdo sfidë është tejet e rëndësishme për secilën skuadër.
Kryendeshja e javës së 31-të, do të luhet në Klinë, ku do të përballen Dukagjini dhe Ballkani.
Padyshim përballja më e nxehtë është në Klinë ku ndeshën Dukagjini e Ballkani.
Skuadra nga Suhareka po lufton për pozitën e parë dhe titullin e kampionit derisa klinasit janë në garë për një vend që dërgon në Evropë dhe pikët nga kjo sfidë janë tejet të rëndësishme.
Drejtësinë në duelin Dukagjini-Ballkani, që do të luhet të dielën pas ditë do ta ndajë arbitrit Genc Nuza.
Prishtina-Llapi, ndeshje kjo që luhet në kryeqytet të dielën, është një tjetër duel joshëse i kësaj xhiro. Këtë sfidë do ta gjykojë Mervan Bejtullahu.
Drita me trajner të ri kërkon pikët e plota kundër Ferizajt.
Gjithsesi, ndeshje interesante dhe të rëndësishme pritet të luhen edhe në ndeshjet tjera të xhiros së 31-të.