Mesfushori francez N`Golo Kante, raportohet se prioritet e ka vazhdimin e kontratës me Chelsean.
Arsenali prej kohësh është duke e monitoruar situatën e francezit, por sipas medieve britanike, Kante dëshiron të qëndrojë edhe disa vite tek ‘Blutë’ e Londrës.
Chelsea ka dështuar këtë sezon të garave, dhe nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm, megjithatë, mesfushori francez thuhet se do të vazhdojë të vesh fanellën e londinezëve edhe disa vite.
Chelsea dhe lojtari mësohet shumë shpejtë të nënshkruajnë kontratën e re, duke i mbyllur derën Arsenalit.