Keidi Bare duket i mallkuar në La Liga.
Dëmtim pas dëmtimi dhe mesfushori shqiptar ka humbur jo pak kohë deri tani duke mos marrë maksimumin e potencialit të tij.
Një tjetër dëmtim i gjatë u la pas, me Baren që ishte nga minuta e parë në humbjen e Espanyol ndaj Villareal në shifrat 4-2.
Bare ishte një nga më të mirët e takimit, megjithëse u ndërrua në minutën e 67.