Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të në Ligën e Parë dhe të 27-ën në Ligën e dytë

Futboll

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 30-të në Ligën e Parë dhe të 27-ën në Ligën e dytë

Më: 28 prill 2023 Në ora: 12:59
Pamje nga një ndeshje

Në fundjavë luhen ndeshjet e xhiros së 30-të në PMFL dhe e 27-të në LDFM.

Në Shtip, takohen Bregallnica dhe FC Struga Trim Lum, gjyqtar kryesor do të jetë Aleksandar Grujoski nga Kërçova, ndërsa në Kratovë, ku luajnë Sileks dhe Shkupi, gjyqtar do të jetë Igor Stojçevski nga Shkupi.

Në Ligën e Dytë, Vardari viziton Bellasicën, ndeshja do të luhet në Turnovë, ndërsa arbitri do të jetë Dimitar Pileshkov nga Shtipi.

LPFM: Çiftet dhe referët e javës së 30-të, e diel (ora 16:00)

Sileks – Shkupi: Igor Stojçevski (Shkup)
Bregallnica – Struga Trim Lum: Aleksandar Grujoski (Kërçovë)
Tikvesh – Rabotnicki: Marjan Stojanovski (Kërçovë)
Pobeda – Skopje: Nderim Tefiku (Kumanovë)

E shtunë:
Shkëndija – Makedonija GP: Krumislav Gjorgjiev (Shtip)

LDFM: Çiftet dhe gjyqtarët e javës së 27-të, e shtunë (ora 16:00)

Teteks – Pelister: Marjan Mladenovski (Shkup)
Bellasica – Vardar: Dimitar Pileshkov (Shtip)
Slloga (C) – Kozhuv: Stojançe Stojanov (Shtip)
Voska Sport – Arsimi: Aleksandar Vasilevski (Shkup)
Gostivar – Ohrid: Hristijan Bozhinoski (Shkup)
Besa – Detonit: Done Ristovski (Gevgjeli)
Sasa – Borec: Sashko Ristov (Strumicë)
Pehçevo – Karaorman: Bllagojçe Ralevski (Manastir)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat