Marcos Rojo sulmon Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa e quan fajtor se ka preferuar Harry Maguire në vend të tij.
Sipas ish-mbrojtësit trajneri i Manchester United në atë kohë e aktivizonte anglezin vetëm sepse klubi pagoi 87 milionë për ta marrë nga Leicester City.
“Unë po luaja shumë mirë (sezoni 2019/20), veçanërisht në Evropë.
Kështu që shkova në zyrën e tij dhe i thashë: ‘Ose më lër të shkoj ose më lër të luaj.
Biri i kur*ës, nëse ai luan çdo të diel, duhet të luaj edhe unë’,”-tha Rojo për mediet britanike.