Xavi Hernandez pret që ekipi i tij të përmirësohet përpara ndeshjes kundër Real Betis.
Trajneri katalanas konsideron se Barcelona ka zhvilluar ndeshjen më të keqe të kampionatit në Vallecas, ku u mund 2:1, dhe kërkon reagim.
Ndeshja – “Betis është një ekip i madh, e dimë mirë se për çfarë po luan.
Transfertën e fundit patëm ndeshjen më të keqe të sezonit, kundër Rayo Vallecano”.
Dembele – “Ishte një çështje sensacionesh.
Ai kishte një dëmtim të tillë, i cili kërkonte kohë për t’u shëruar.
Pra, është e logjikshme që iu desh kohë. Ai është rikuperuar dhe i lumtur.
Do të shohim nëse do të luajë nga fillimi apo si zëvendësues nesër. Që ai dhe Andrea kthehen është një lajm i madh”, thotë Xavi.
La Liga është e gjatë – “Ajo që ishte një përjetësi ndodhi vitin e kaluar.
Kjo nuk më duket e gjatë, më bën të lumtur.
Ndonjëherë nuk i kuptoj gjërat, po kaloj mirë në këtë kampionat. Mendoj se po konkurrojmë si duhet. LaLiga e vitit të kaluar ishte e gjatë për mua, jo kjo”, tha Xavi.