Napoli gati të hapë shampanjën e titullit

Futboll

Napoli gati të hapë shampanjën e titullit

Më: 28 prill 2023 Në ora: 14:59
Napoli

Shtyhet ndeshja Napoli-Salernitana.

Pas këmbënguljes së vendasve, është vendosur zyrtarisht që sfida të luhet të dielën në orën 15:00, në mënyrë që napolitanët të kenë mundësi të nisin edhe zyrtarisht festën për titullin kampion.

Lazio e vendit të dytë do të luajë kundër Interit në orën 12:30 dhe nëse nuk arrin të marrë tre pikët, atëherë Napolit i mjafton fitorja ndaj Salernitanës për të festuar edhe matematikisht titullin e tretë kampion në histori.

Me spostimin e orarit, futbollistët e tifozët e Napolit do të presin gjithë kureshtje rezultatin e sfidës Inter-Lazio dhe do të përgatiten për festë në “Diego Armando Maradona”, ku do të presin Salernitanën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat