Tirana do të përballet kundër Kastriotit në këtë javë të Superiores. Bardhebluve nuk u lejohet gabimi për të vazhduar disi më të qetë rrugën drejt derbit dhe titullit kampion.
Nëpërmjet një postimi të fundit në rrjetet sociale, tifogrupi besnik i bardhebluve, “Tirona Fanatics”, kërkon mobilizimin e plotë kundër Kastriotit.
"Te dielen udhetojme drejt Elbasanit!
Luhet ndeshja e fundit për këtë vit në Elbasan para se të kthehemi të luajmë ndeshjet e mbetura në shtëpinë tonë, në Kryeqytet! 6 javë nga fundi, 6 javë nga titulli
Kampion e respektivisht vetem 6 javë nga ylli i tretë ne fanellë.
Një ëndërr për çdo superklub si TIRONA!
Tani nuk ka vend për gabime, gjithçka është në dorën tonë!
Së bashku me ekipin shkojmë drejt fitoreve të radhës!
Ftojmë të gjithë tifozët bardheblu të na bashkohen…bashkë e kthejmë në festë!
Të dielën 16:30 nisemi nga stadiumi “Selman Stermasi”.
i bëjmë thirrje sërish anëtarëve që do të udhëtojnë me makina private ti bashkohen nisjes së TF e të gjithë bashkë udhëtojmë drejt Elbasanit! Të dielën…
PËR TIRONEN”, shkruan në faqen e Tiranës.