Derbi mes Lokomotivës së Sofjes dhe CSKA-së, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Bullgarisë është ndërprerë për rreth 2 minuta për shkak të një baneri që tifozeria vendase kishte hapur në tribunë.
Një ketër i veshur me fanellën e Lokomotivës dhe që në dorë mbante një thikë e një pirun ishte pikturuar në një baner të madh i cili u hap në një nga tribunat gjatë ndeshjes.
Kjo ka bërë që arbitri të ndërpresë ndeshjen për shkak se ky baner, intervenonte në sistemin, VAR duke i bllokuar pamjet.
Me largimin e banerit nga tribuna, ndeshja ka rinisur dhe ka vazhduar të luhet normalisht.
Në fund, skuadra mike e CSKA-së arriti të festonte duke qenë se fitoi në transfertë me rezultatin 2:3.