Klubi i Romës ka marrë një lajm shumë të mirë nga Paulo Dybala.
Mesa duket sulmuesi e ka hedhur pas krahëve dëmtimin në kavilje. Sipas raportimeve nga mediet italiane argjentinasi ka nisur stërvitjen me grupin.
Nga Spanja, Atletico arrin marrëveshjen me mbrojtësin e Leicester
Me shumë mundësi sulmuesi do të jetë i pranishëm në ndeshjen e së shtunës, me “verdhekuqtë” që do të kenë përballë Milanin.
Megjithatë gjithçka do të varet nga stërvitja e fundit, në rast se ish-juventini nuk do të ketë dhimbje atëherë ai do të startojë nga minuta e parë ose në të kundërt do të duhet ta nisë sfidën si zëvendësues.
Paulo Dybala këtë sezon ka shënuar 11 gola në 23 paraqitje me Romën.