Tashmë është zyrtare, Alejandro Garnacho ka rinovuar kontratën me Manchester United.
“Djajtë e Kuq” “blindojnë” një nga xhevahirët e klubit, duke i dhënë mbi tavolinë një kontratë të gjatë deri më 30 qershor 2028.
Sulmuesi argjentinas nuk e ka refuzuar këtë kontratë dhe e ka firmosur me të gjithë vullnetin e tij. Pasi hodhi firmën, djaloshi i talentuar u shpreh shumë i lumtur për këtë zgjedhje.
“Ky është një klub i jashtëzakonshëm.
E kam ëndërruar gjithmonë të luaj në “Old Trafford”.
Jam shumë krenar dhe i emocionuar”, është shprehur talenti i Manchester United.
Sulmuesi 18-vjeçar është aktivizuar këtë sezon me skuadrën angleze në 32 ndeshje, ku ka shënuar 5 gola dhe ka asistuar 6 të tillë.