“La Cadena Ser”, përmes “SER Deportivos”, ka bërë me dije se Reali i Madridit po planifikon ndryshime të rëndësishme në përbërje të skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Disa prej lojtarëve që po mbyllin aktualisht sezonin nuk do të jenë më pjesë e “los blancos” në sezonin 2023-2024. Mes tyre, edhe mbrojtësi i majtë, Ferland Mendi.
Francezi mungon prej disa javësh, teksa numëron 25 takime në këtë sezon.
Dëmtimet e kanë detyruar atë të humbasë 21 ndeshje.
Përveç kësaj, shpërthimi i Kamavingës në krahun e majtë të mbrojtjes e kanë lënë në hije Mendinë që mund të sakrifikohet në verë.