Drejtuesit e Getafes shkarkuan trajnerin Quique Sanchez Flores të enjten, ndërkohë që kanë marrë një vendim të çuditshëm për pasuesin e tij.
Vendin e 58-vjeçarit e ka zënë Ruben Reyes, drejtori sportiv i klubit spanjoll.
Getafe po lufton për të siguruar qëndrimin në La Liga, mision aspak i thjeshtë.
Reyes është zgjedhur trajneri i përkohshëm dhe do të debutojë në stolin e Getafes në transfertën ndaj Espanyolit.