Ancelotti ngre zërin ndaj skuadrës

Futboll

Ancelotti ngre zërin ndaj skuadrës

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:11
Ancelotti 

Reali i Madridit ka pësuar një humbje të turpshme të martën në La Liga, teksa u mund në Katalonjë nga Girona me shifrat 4:2.

Ajo ishte një humbje që u la një shije të hidhur të gjithëve. Për më shumë akoma trajnerit, Carlo Ancelotti, i cili nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij.

 Pas ndeshjes, italiani deklaronte se nuk kishte fjalë për të shpjeguar atë çfarë ndodhi në Girona.

Duke ruajtur etikën e komunikimit, Ancelotti u kërkoi ndjesë tifozëve madrilenë për atë humbje.

Por ndërsa në publik ka ruajtur “fytyrën”, në dhomat e zhveshjes, trajneri i Realit ka qenë tepër i nxehur me skuadrën.

Ai nuk ka kursyer askënd. Gazeta spanjolle “AS” ka bërë me dije se Karleto është treguar i prerë: “Ai që luajti ndaj Gironës nuk ishte Reali i Madridit, ishte vetëm një kopje e shëmtuar.

Ajo çfarë ndodhi në Girona nuk dua të përsëritet më”. Shumë i qartë italiani, për më shumë në një moment vendimtar të sezonit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat