Milani ka shfaqur interesim për sulmuesin e Montpellier, Elye Wahi.
Sipas “L’Equipe”, krerët e klubit italian kanë bërë kontaktet e para tashmë për të parë mundësinë e nënshkrimit me sulmuesin e ri.
Wahi ka regjistruar 28 paraqitje deri më tani në Ligue 1, teksa ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me katër asistime.
Përveç Milanit, “L’Equipe” ka raportuar se për 20-vjeçarin kontaktet kanë nisur edhe Monaco e Eintracht Frankfurti.
Montpellieri thuhet se do të kërkojë pak më shumë se 20 milionë euro për shitjen e tij.
Reprezentuesi i Francës U21 ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2025 dhe mendohet se kjo verë do të jetë koha e përkryer për klubin francez që të arketojë para nga shitja e tij.
Më herët ishte raportuar se Elye Wahi po monitorohet edhe nga Arsenali, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmundi.