Anësori Jadon Sancho deri më tani nuk ka arritur të shkëlqejë te Manchester United.
Sipas portalit Goal, duke cituar Suddeutsche Zeitung, Sancho dëshiron të kthehet sa më shpejt te Borussia Dortmund, ku shkëlqeu.
Sipas burimit, anësori 23-vjeçar dëshiron të shkojë te Dortmund në formë huazimi.
Në një kohë, Jadon Sancho luajti 137 ndeshje për Borussian, në të cilat shënoi 50 gola dhe dha 64 asistime.