Unai Emery konsideron se Champions League është diçka që Aston Villa nuk mund ta arrijë këtë edicion.
Por, trajneri i njohur, nuk e përjashton mundësinë që skuadra të paraqitet në dy garat e tjera: Europa League e Conference League.
Të dielen Aston Villa ndeshet me Manchester Unitedin. Aston Villa ishte në vendin e shtatëmbëdhejtë para se Unai Emery të angazhohej si trajner në tetor.
Skuadra tani gjendet në pozitën e pestë në tabelë.
"Ka ende pesë ndeshje për të luajtur për ne, por jo për Liverpool, Brighton e Manchester United. Champions League është shumë-shumë e vështirë, ndoshta e pamundur. Europa League dhe Conference League mund të jenë, por gjithashtu do të jetë shumë e vështirë”, ka thënë ish-trajneri i Arsenalit.
"Ne tash jemi më mirë se sa tre muaj më parë".