Dortmundi ka zhgënjyer në udhëtim, duke luajtur baras (1:1) me Bochum-in.
Barazim që ia rrezikon pozitën e parë, pasi që tani është vetëm dy pikë larg Bayernit, që renditet në pozitën e dytë në Bundesliga I.
Për Bochumin shënoi Losilla (5') dhe për Dortmundin Adeyemi (7').
Dormund kryeson me 61 pikë, duke lënë pas Bayernin me 59 sosh por kjo e fundit ka një takim me pak.
Bochumi ka marrë një pikë të madhe në luftë për ekzistencë, aktualisht zë vendin e 15-të me 28 pikë apo ka tre më shumë se Stuttgarti që ka një takim më pak.