Reprezentuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Amir Haxhiahmetoviq, është përfshirë në një aksident trafiku në Turqi, për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Futbollisti i Besiktasit të Stambollit është përplasur me një motoçiklist teksa drejtonte makinën.
“Ka ndodhur një aksident, është e vërtetë, por askush nuk është lënduar, gjithçka është në rregull.
Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar.
Veturës i janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Aktualisht jam në dasmën e një shoku të skuadrës nga klubi. Nuk kam shumë për të thënë”, tha Haxhiahmetoviq për “SCsport”