Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është kthyer sërish në protagonist me skuadrën e tij, Al-Khalej në sfidën kundër Al-Feiha.
Në minutën e 23’, kavajasi shndërroi në gol një penallti, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh, me rezultatin që vazhdon të qëndrojë 0:1.
Cikalleshi nuk u mjaftua me kaq, teksa në minutën e 67-të shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e Al Khalej.
Falë kësaj dopiete, Cikalleshi u ngjit në kuotën e 10 golave me skuadrën e AL-Khaleej për këtë kampionat në të gjitha kompeticionet.
Një ecuri mjaft e mirë kjo për 32-vjeçarin që kërkon të shpëtojë skuadrën nga rënia nga kategoria.