Mason Greenwood u ka thënë miqve të tij se nuk do të luajë më për Manchester United.
Akuzat e pretenduara për përdhunim dhe sulm nga Greenwood u hoqën në shkurt, por Djajtë e Kuq kanë vazhduar të ndërmarrin një hetim të brendshëm, duke penguar rikthimin e sulmuesit në fushë.
Ylli 21-vjeçar, i cili fillimisht u arrestua në janar 2022, pritej të bashkohej me skuadrën e Erik ten Hag pasi akuzat u hoqën nga Prokuroria në fillim të këtij viti dhe duket se është i frustruar për mungesën e progresit.
Për momentin, sulmuesi i pezulluar nuk është lejuar të kthehet në stërvitje, pavarësisht se ende fiton 70 mijë funte funte në javë. Kontrata e tij në Old Trafford skadon në verën e vitit 2025, shkruan Dailymail.
Arrestimi i Greenwood erdhi pasi një grua akuzoi yllin e Manchester United për abuzim fizik dhe seksual në mediat sociale, në lidhje me një periudhë midis nëntorit 2018 dhe tetorit 2021.
I riu u pezullua me shpejtësi nga United, ndërsa Nike ndërpreu kontratën me të pa kompensim.