Klopp i kundërpërgjigjet kritikëve

Futboll

Klopp i kundërpërgjigjet kritikëve

Më: 29 prill 2023 Në ora: 11:43
Klopp

Jurgen Klopp dhe Liverpooli i tij duket se janë rikthyer në versionin e tyre më të mirë.

Ky sezon rezultoi tepër i vështirë për the Reds, por tre fitoret e fundit duket se shërbejnë për të rizgjuar entuziazmin, sidomos për vitin e ardhshëm, ku synimi është të rikthehen konkurrentë për vendet e para të Premier League.

Kritikat kanë qenë të shumta për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp, megjithatë tekniku gjerman është “rreshtuar” gjithmonë në krah të skuadrës dhe së fundmi i është kundërpërgjigjur kritikëve, sidomos atyre që flasin në rrjetet sociale.

55-vjeçari theksoi se nuk mund t’i bëjë të gjithë të lumtur dhe u shpreh me siguri se edhe për skuadrën e sezonit të ardhshëm do të ketë pakënaqësi me lojtarë të caktuar.

“Sa mirë që zgjedhjet i bëjmë ne dhe jo njerëzit që shkruajnë e diskutojnë në rrjetet sociale.

Së fundmi kam parë disa prej mesazheve dhe ishin të shumta kritikat pse në ndeshjen e fundit ishin në fushë Curtis Jones apo Cady Gakpo. Të gjithë aty mendojnë se problemi i skuadrës është mesfusha.

Kishte nga ata që shkruanin se do të shihnin një tjetër ndeshjes sepse në fushë ishte edhe Joel Matip.

E kuptoj se ishte një sezon i vështirë ku skuadra nuk ka treguar nivelin e duhur, por kjo nuk është arsye për të përjashtuar lojtarët apo për t’i vënë fajin dikujt.

Edhe ndryshimet që mund të bëjmë në merkaton e verës, jam i bindur se nuk do t’i kënaqë të tillë njerëz.

Por, detyra jonë është të bëjmë zgjedhje në bazë të dijeve tona dhe kjo është ajo çfarë do të bëjmë pavarësisht se çfarë mendojnë njerëzit.

Sfida e radhës me Tottenham? Nuk e di çfarë ju ndodhi me Newcastle. Hapa televizorin dhe ndeshja ishte 1-0, u largova për pak dhe kur u ktheva e gjeta ndeshjen 5-0. Mendova se kishte problem ekrani, nuk e kuptoja si ndodhi. Newcastle është skuadër e fortë, por edhe Tottenham ka lojtarë shumë të mirë. Në fushë ishin Kane, Kulusevski, Son,

Perishiq, Richarlison, Hojbjerg ndaj u habita edhe më shumë. Por, ata mbeten ende një kërcënim dhe duhet të sigurohemi që të mos na bëjnë dëm”, u shpreh Klopp.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat