Ancelotti mendon për sezonin e ri

Futboll

Ancelotti mendon për sezonin e ri

Më: 29 prill 2023 Në ora: 12:14
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti nuk ka asnjë dyshim mbi të ardhmen dhe fillon të punojë qysh tani për planifikimin sportiv të sezonit 2023-2024.

Trajneri i Real Madridit, i cili apriori do të vazhdojë të komandojë skuadrën e bardhë nëse e fiton apo jo Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Mbretit, ka një largim të sigurt. Ky është Ferland Mendy, anësori francez, i cili ka munguar disa ndeshje për shkak të lëndimit.

Ish-lojtari i Olympique Lyon mezi ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon.

Spostimi i Camavinga si mbrojtës i majtë dhe paraqitja befasuese e ka zbritur atë në plan të dytë dhe rinovimi i Nacho mund t’i hapë plotësisht dyert e largimit për të.

Mendy zbarkoi në Madrid me kërkesë të shprehur të Zinedine Zidane, i cili ishte ai që nënshkroi me të në fazën e mëparshme në “Bernabéu”. “Los Blancos” iu kushtoi 48 milionë euro në verën e vitit 2019.

Tashmë duket se pozicioni në fjalë është më se i mbuluar dhe vazhdimësia e tij mbetet pezull.

Tani për tani po kalon një sezon të vështirë te Real Madridi. Ecuria e mbrojtësit të majtë nuk ka qenë ashtu siç pritej dhe prania e tij në fushë është penguar nga dëmtimet e fundit.

Në moshën 27-vjeçare, Mendy ka humbur statusin e ‘yllit’ që kishte te Real Madridi dhe ‘të paprekshmit’ në kombëtaren e Francës, ku Camavinga është në rrugën e tij për të përsëritur të njëjtin rol si te të bardhët. Mbrojtësi i majtë ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat