Dëmtimin në tendi nin e Akilit duket se e ka hedhur pas krahëve.
Të paktën kjo është sa nënkuptohet nga stërvitjet e fundit lidhur me Olivier Giroud.
Por edhe nga sa lojtari ka thënë vetë në intervistën e dhënë pasditen e së premtes për rrjetin “SKY”.
Sfida me Romën vlen shumë edhe për ecurinë tuaj drejt Champions-it.
"E dimë peshën e sfidës.
Milani është një klub i madh europian dhe ndër më të titullarit në botë.
Duhet me çdo kusht të luajmë çdo sezon në Ligën e Kampioneve dhe fitoret janë detyrim.
Qofshin në kampionat apo në turne të tjerë", tha Giroud.