Struga Trim Lum merr një lajm shumë të mirë nga UEFA

Futboll

Struga Trim Lum merr një lajm shumë të mirë nga UEFA

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:35
Struga Trim Lum

Struga Trim Lum edhe matematikisht thuajse ka siguruar Europën, me ç’rast për herë të dytë në historikun e saj të përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në garat ndërkombëtare.

Për më tepër këtë edicion gjasat janë shumë të mëdha  që të shpallemi kampion, ndërsa lajm i mirë na vjen nga UEFA.

Kjo e fundit ka licencuar stadiumin e qytetit të Ohrit, ashtu që ndeshjet europiane të edicionit të ri si vendas do ti zhvillojmë shumë pranë publikut strugan.

Duke pasur parasysh afërsinë me qytetin e Ohrit, Struga Trim Lum pritet të ketë një përkrahje të madhe në ndeshjet e Europës, e ku shpresojmë që këtë vit të kemi një aventurë më të gjatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat