Barcelona pranë rinovimit me kapitenin e skuadrës

Futboll

Barcelona pranë rinovimit me kapitenin e skuadrës

Më: 29 prill 2023 Në ora: 13:44
Barcelona

Në moshën 34-vjeçare, kapiteni i Barçës, Serxhio Buskets, ndodhet përpara një vendimi strategjik dhe oferta e klubit është shumë e ulët.

Megjithatë, ai ka vlerësuar dhe faktorë të ndryshëm përtej atij ekonomik dhe ka një që peshon shumë: nëse miku i tij Leo Mesi do të mund të kthehet apo jo.

Mesfushori i Barcelonës e di se klubi dëshiron të rikthejë argjentinasin, të cilit i përfundon kontrata po si Buskets më 30 qershor, në rastin e tij me Paris SG-në.

Sipas “Mundo Deportivo”, nëse Leo do të rikthehet te Barça, Buskets gjithashtu do të qëndrojë me të, prandaj vendimi i tij për të vazhduar është i lidhur ngushtë me atë që po ndodh me argjentinasin.

Messi është njëra anë e medaljes.

Tjetra ka të bëjë me “Fair Play” Financiar, pasi nga respektimi i limiteve të vendosura nga Liga do të varet dhe fati i argjentinasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat