Shqiptari asiston në dy gola, Magdeburgu gjunjëzon Hamburgun

Futboll

Shqiptari asiston në dy gola, Magdeburgu gjunjëzon Hamburgun

Nga: K. Goca Më: 29 prill 2023 Në ora: 14:58
Jason Çeka

Magdeburg ia ka prishë shumë punët Hamburgut, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:2, në takimin e javës së 30-të të Bundesliga II. 

Futbollisti shqiptar Jason Çeka u aktivizua në minutën e 46-të dhe ka asistuar në golin e dytë të Magdeburgut pikërisht në minutën e 74-të kur ka shënuar futbollisti Atik.

Çeka edhe në minutën e 86-të ka asistuar për Ito dhe shënoi për 3.1. 

Për Madegburgun shënuan Kwarteng (32'), Atik (74') e Ito (86’) dhe për Hamburgun realizuan Kittel (42') e Reis (90+4’)..

Hamburg renditet në vend të tretë me 56 pikë apo ka katër me pak se vendi i dytë Heidenheim dhe Magdeburg është në të dhjetin me 38 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat