Bayerni do 70 milionëshin

Futboll

Bayerni do 70 milionëshin

Më: 29 prill 2023 Në ora: 15:31
Tuchel

I ardhur pothuajse në fund të sezonit, aventura e Tuchel te Bayern Munich nuk shkoi siç ishte planifikuar.

Synimet e klubit janë të hapë një projekt afatgjatë, kështu që ish-trajneri i Chelsea-t do të mund të ndërtojë ekipin e tij, me identitetin dhe stilin e tij të lojës.

Objektivi i parë – siç zbulohet nga Kicker – do të ishte përforcimi i mesfushës me një lojtar që është i mirë në të dyja fazat, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm, si Casemiro.

Braziliani u transferua te Manchester United vetëm verën e kaluar, me Djajtë e Kuq që kanë shpenzuar 70 milionë euro.

Në mes të sezonit, Casemiro e mori skuadrën për dore me paraqitje të nivelit të lartë, duke shënuar pesë gola dhe duke dhënë gjashtë asiste.

Ndaj Bayern vështirë se do të arrijë ta rrëmbejë nga Premier League pa oferta të çmendura, me këto të fundit që shkojnë kundër filozofisë së klubit bavarez.

Tuchel e ka bërë telefonatën e parë.  Pritet një po nga Casemiro para fillimit të negociatave, me vullnetin e lojtarit që mund të jetë thelbësor. Nga ana tjetër, braziliani ka kontratë deri në vitin 2026 me Djajtë e Kuq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat