Drita dhe Ferizaj po ballafaqohen në fushën ndihmëse në Gjilan dhe pjesa e parë mbyllet pa gola.
Në minutën e 9-të, Ferizaj mbetet me një futbollist me pak, pasi që portieri Leutrim Rexhepi ndëshkohet direkt me karton të kuq për shkak se shkaktoi faull jashtë 16-shit në futbollistin Almir Ajzeraj.
Sfida tjetër po luhet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj.
Malisheva është në epërsi me rezultat 2:1 ndaj Drenicës, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Për Drenicën shënoi Zeka (5’) dhe për Malishevën realizuan Maliqi (7’) e Tolaj (24’).