E ardhmja e Massimiliano Allegrit te Juventus nuk dihet ende, megjithatë trajneri e ka dhënë përgjigjen e tij.
Duke folur për mediet në prag të ndeshjes me Bologna-n, Allegri theksoi se nuk do të qëndroj te “bardhezinjtë” duke u munduar të mbrohet.
“A e meritoj të konfirmohem pavarësisht gjithçkaje?
Ky është problemi i klubit, jo i imi.
U ktheva te Juventus duke ditur vështirësitë.
Atëherë nuk më duhet të qëndroj këtu për t’u mbrojtur, thjesht duhet të punoj si gjithmonë”-deklaroi trajneri.