Neymar mund të shkojë në Premier League këtë verë.
Manchester United mund të tërheqë yllin e Paris Saint-Germain nëse nxjerrja e klubit në ankand nga familja Glazer ka sukses.
Sheiku Hamad Al-Thani ka paraqitur ofertën e tretë duke ofruar 5 miliardë stërlina për kontrollin e 100% të aksioneve të klubit si dhe ka premtuar investime të fuqishme në modernizimin e “Old Trafford”-it si dhe të qendrës stërvitore të ekipit.
Sipas "The Sun", trajneri i United, Erik ten Hag, është në nevojë për futbollistë në repartin e sulmit dhe Neymar shihet si opison.
Tridhjetë e një vjeçari ka arritur të shënojë trembëdhjetë gola në këtë sezon për PSG-në dhe ai ka nisur stërvitjen pas pushimit të detyruar si pasojë e lëndimit. Braziliani me klubin e Ligue 1 ka kontratë deri në vitin 2025..