Drita e Gjilani ka arkëtuar tre pikë të mëdha në luftë për titullin e kampionit të Kosovës.
Lideri i tabelës, Drita, ka shënuar fitore me rezultat 3:0 ndaj Ferizajt, në takimin e javës së 31-të të elitës së futbollit.
Ballafaqimi u zhvillua në fushën ndihmëse në Gjilan dhe pjesa e parë u mbyllë pa gola.
Trajneri grek, Akis Vavalis, debuton me fitore në pankinën e Dritës.
Në minutën e 9-të, Ferizaj mbetet me një futbollist me pak, pasi që portieri Leutrim Rexhepi ndëshkohet direkt me karton të kuq për shkak se shkaktoi faull jashtë 16-shit në futbollistin Almir Ajzeraj.
Në fushë futet portieri i ri e i talentuar Drin Bajraktari.
Drita ngadhënjeu në fushë me golat e Ardit Tahirit (80’), Kastriot Selmanit (90+2’) e Marko Simonovski (90+3').
Drita kryeson me 63 pikë, ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Ballkani dhe Ferizaj renditet i parafundit (i nënti) me 31 sosh.