Pas 21 vitesh aventurë si portier i Këln, Timo Horn ka vendosur të largohet. I transferuar te skuadra gjermane që në moshën 8 vjeçare, kur ai luante për akademinë e Rondorf, Horn është treguar besnik duke qëndruar gjithmonë te Këln.
Por, gjërat nuk po shkojnë mirë për të duke qenë se sezonin e fundit ka pasur mungesën e minutave dhe për këtë ka vendosur të largohet.
Vetë portieri shprehet se ka ardhur koha për të bërë një ndryshim në karrierë në mënyrë që të luajë sërish.
“Të lë skuadër e Këlnit është shumë e vështirë për mua sa nuk e imagjinoj dot sepse kam që fëmijë këtu dhe nuk e mbaj mend kur u bëra tifoz.
Këtu kam luajtur dhe kam debutuar dhe gjithmonë kam qenë portier i parë por gjërat ndryshuan pas dëmtimit.
Tani dua të bëj një ndryshim në karrierën time për të luajtur sërish javë pas jave. Dua të luaj sërish, mjaft qëndrova jashtë”, u shpreh Horn.