Hap të gabuar bëri Union Berlin, që barazoi pa gola në përballjen me Bayer Leverkusen, në takimin e javës së 30-të në Bundesliga I.
Kryeqytetasit nuk arritën që të konkretizonin rastet që krijuan, me Leverkusen që ishte e kujdesshme dhe preferoi që të kundërsulmonte, por nuk arriti që të bënte dëm në portën e Unionit.
Pas këtij barazimi Union Berlini mbetet në vendin e tretë me 56 pikë, po aq sa dhe Freiburg, duke ndjerë presionin e ndjekësve.
Leverkuseni renditet në pozitën e gjashtë me 48 pikë.