Kroati me deklaratë interesante pas humbjes nga Drita

Futboll

Kroati me deklaratë interesante pas humbjes nga Drita

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:02
Andrej Panadiq

Ferizaj ka pësuar humbje 3:0 nga Drita në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Andrej Panadiq ka thënë se rezultati nuk tregon atë që ndodhi në ndeshje.

Ju e shikoni rezultatin dhe thoni se Drita ka fituar 3:0. Njerëzit që e kuptojnë futbollin dhe ata që e kanë parë ndeshjen, e dinë se ishte krejtësisht ndryshe”, ka deklaruar kroati.

“Jemi ekip i vogël kurse Drita është skuadër e madhe dhe lufton për titull.

Nëse Drita dëshiron të bëhet kampione, duhej të na shënonte 3-4 gola shumë herët”.

“Po të isha trajner i Dritës nuk do të isha i lumtur.

Nga minuta e pestë ne ishim pa një lojtar, kurse kundërshtari nuk krijoi asnjë mundësi shënimi”.

“Më pas erdhi VAR-i. Kemi shumë raste të cilat janë vendosur me VAR. A është kjo pse Ferizaj është skuadër e vogël? Sidoqoftë, nuk ka përfunduar ende asgjë.

Deri sa të ketë shpresë, ne duhet të luftojmë”.

“Kur nuk ka gjasa, atëherë merr fund gjithçka. Unë dua vetëm t’i uroj lojtarët e mi për lojën”, ka thënë më tej Panadiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat