Drenica humbi 2:1 në shtëpi nga Malisheva në kuadër të javës së 31-të në Albi Mall Superliga e Kosovës.
Pas ndeshjes, trajneri Bledar Devolli ka thënë se mysafirët nuk fituan me meritë.
“Me mungesën e lojtarëve kryesorë ka rënë edhe forca e ekipit”, ka fillimisht ai.
“Ndeshjen e filluam mirë, kaluam në epërsi dhe pranuam gola”.
“Nuk ishte meritë e kundërshtarit, por golat që i pranuam erdhën falë gabimeve tona”.
“Dhe ndeshja më pas mbaroi si mbaroi”, është shprehur më tej Devolli.