Detaje të nxehta të natës famëkeqe

Futboll

Detaje të nxehta të natës famëkeqe

Më: 29 prill 2023 Në ora: 18:53
Dani Alves

Stacioni radiofonik spanjoll Cadena SER arriti të sigurojë në dorë deklaratat e fundit të Dani Alves.

Më 17 prill, futbollisti dëshmoi për herë të katërt para gjyqtarit në lidhje me atë që ndodhi disa muaj më parë në një klub nate në Barcelonë.

Që nga janari, mbrojtësi është në burg për shkak se akuzohet për sulm seksual. Megjithatë, sipas versionit të brazilianit, lidhja me 23-vjeçaren do të kishte ndodhur në mënyrë konsensuale.

“Pëlqimin e saj e vura re nga mënyra se si kërcente, nga mënyra se si më afrohej, nga mënyra se si shkëmbyem shikimet”, tha Dani Alves para se të shtonte:

“I kërkova që të shkonim në banjë dhe ajo tha po, nuk ishte aspak problem. Unë i thashë se do të shkoja para dhe do ta prisja brenda”.

Sipas historisë së lojtarit brenda tualetit, gjërat do të kishin shkuar ndryshe nga ajo që është dëshmuar nga viktima e supozuar.

Të dy, sipas Alves, do të ishin puthur dhe në një moment gruaja do të kishte filluar të praktikonte seks oral dhe do ta kishte pyetur dy herë sportistin “nëse më pëlqente dhe i thashë po”.

Ish-lojtari i Juventusit më vonë do t’i kërkonte që ta priste për disa minuta dhe më pas të vazhdonte, por kjo sjellje do ta kishte zemëruar spanjollen:

“Deri atëherë gjithçka kishte shkuar mirë, ne donim ta bënim, kishim të njëjtën dëshirë, atëherë nuk e di se çfarë ndodhi”,

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat