Sulmuesi francez, Karim Benzema, ka treguar formë të lartë në përballje me Almerinë.
Reali ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Almerisë.
Një fitore që ia ruan vendin e dytë pas javës së 32-të të kampionatit spanjoll.
Benzema ka treguar efikasitet të lartë, duke shënuar het-trik (5', 17' e 42’) dhe Rodrygo (47').
Për Almerinë realizuan Lazaro (45+1') e Robertone (61').
Reali renditet në vend të dytë me 68 pikë e Almeria në të 15-tin me 33 sosh.
Benzema renditet në vend të dytë të listës së shënuesve me 17 gola, ka një me pak se Lewandowski i Barcelonës.